Banka Botërore miratoi dje një fond prej 150 milionë dollarw për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri. Ky projekt synon mbështetjen e reformave në sektorin energjik të Shqipërisë duke u përqëndruar në furnizimin me energji elektrike dhe arritjen e një qëndrueshmërie në këtë sektor. Sektori i energjisë elektrike në vend
Banka Botërore miratoi dje një fond prej 150 milionë dollarw për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri. Ky projekt synon mbështetjen e reformave në sektorin energjik të Shqipërisë duke u përqëndruar në furnizimin me energji elektrike dhe arritjen e një qëndrueshmërie në këtë sektor.
Sektori i energjisë elektrike në vend po përballet më një sfidë financiare dhe operacionale ku llogaritet një deficit i lartë i pafinancuar prej 550 milionë dollarësh dhe një nivel humbjeje teknike dhe komerçiale prej rreth 42% më i lartë në rajon. Kjo situatë është shkaktuar prej mospagesës së faturës së energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve si dhe normat e ulëta të mbledhjes së borxheve.
Prodhimi i energjisë elektrike realizohet vetëm nga hidroçentralet e vendit në këtë mënyrë është e nevojshme që gjatë stinëve kur vendi ndeshet me thatësira të importohet energji elektrike. Përpjekjet e qeverisë për reformimin e sektorit të energjisë përfshijnë diversifikimin e burimeve të prodhimit, pakësimin e nivelit të humbjes së energjisë gjatë shpërndarjes, përmisimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët dhe përmisimin e tregut të energjisë në përputhje me standartet e BE-së.
“Projekti i Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë mbështet zbatimin e reformave të qeverisë, dhe do të ndihmojë në rritjen e investimeve, përmirësimin e menaxhimit dhe performancës, veëanërisht në shpërndarjen e energjisë dhe pakësimin e shumave të papaguara të borxheve”, tha Tahseen Sayed, menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë. “Projekti do të mbështesë planin e rimëkëmbjes së sektorit të energjisë duke trajtuar ëështjet e vjetra teknike dhe financiare”, tha Sayed.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *