Bashkia hap tenderin për lumin e Tiranës

Bashkia hap tenderin për lumin e Tiranës

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin ndërkombëtar për “Rehabilitimin e lumit të Tiranës dhe punimet respektive civile”.  Në një njoftim të saj, Bashkia thekson se dorëzimi i aplikimeve të parakualifikimit përfundon në datën 2 gusht. Punimet për zbatimin e  projektit të  bulevardit verior dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës do të financohen nga marrëveshja e

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin ndërkombëtar për “Rehabilitimin e lumit të Tiranës dhe punimet respektive civile”.  Në një njoftim të saj, Bashkia thekson se dorëzimi i aplikimeve të parakualifikimit përfundon në datën 2 gusht.

Punimet për zbatimin e  projektit të  bulevardit verior dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës do të financohen nga marrëveshja e huasë, ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit, firmosur në datë 21 Prill 2013, me vlerë 55.000.000.00  Euro. Bashkia e Tiranës, me Vendim të Këshillit të Ministrave të datës 21 Maj 2013 është përcaktuar si “autoritetit kontraktor”, për projektin e mësipërm.

Ky ëshë tenderi i dytë ndërkombëtar për projektet strategjike që hapen nga Bashkia e Tiranës, pas atij për ndërtimin e bulevardit të ri. Ndërkohë që priten ofertat financiare, interesi i kompanive prestigjoze nga Gjermania, Austria, Itali, Kina, Kuvajti, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe por edhe nga Shqipëria, ka qenë mjaft i madh për ndërtimin e bulevardit të ri.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar