Bashkia e Tiranës shkarkon 150 punonjës

0

Duke filluar nga data 25 prill i këtij viti njëqind e pesëdhjetë punonjës të Bashkisë së Tiranës kanë mbetur pa punë.

Ata janë njoftuar nga kolegët e tyre për largimin nga puna, ndërkaq që kërkojnë shpjegime nga bashkia, për motivacionin të shkarkimit nga detyra. Punonjësit e Parkut të Transportit Urban, ndërmarrje në varësi të Bashkisë së Tiranës , nuk kanë asnjë informacion për mënyrën e largimit të tyre nga detyra, pa i njoftuar zyrtarisht ashtu siç përkojnë rregullat në Kodin  e Punës. Ata kanë dërguar një shkresë në bashkinë e Tiranës.

“Jemi një grup punonjësish të Parkut të Transportit Urban të udhëtarëve Tiranë. Deri më datën 25.04.2013 kemi qenë në marrëdhënie pune. Më pas kolegët tanë na komunikuan që në linjën urbane Kombinat –Kinostudio do të futej operatori privat dhe ne punonjësit do të drejtohemi në drejtim të parkut së bashku me mjetet përkatëse. Deri sot nuk kemi marrë ende përgjigje se çfarë do të bëhet me ne . Kërkojmë nga ana juaj një përgjigje sa më parë të jetë e mundur”, mbyllet kërkesa e 150 punonjësve .

/Muzafere Dema/

 

 

 

..

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here