Partia Socialiste nis përgatitjet për zgjedhjet lokale 2015, për Bashkinë e Tiranës. Për këtë zgjedhje PS ka bërë një sondazh me qytetarët e Tiranës, ku po mblidhen preferencat për kandidatët e mundshëm në këtë garë. Kandidatët të përcaktuar nga PS janë ministra e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm, Simir Tahiri dhe ish-kryeministri, Pandeli
Partia Socialiste nis përgatitjet për zgjedhjet lokale 2015, për Bashkinë e Tiranës. Për këtë zgjedhje PS ka bërë një sondazh me qytetarët e Tiranës, ku po mblidhen preferencat për kandidatët e mundshëm në këtë garë. Kandidatët të përcaktuar nga PS janë ministra e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm, Simir Tahiri dhe ish-kryeministri, Pandeli Majko.
Po ashtu qytetarët janë telefonuar përmes numrave fiks për të dhënë preferencën e tyre ndërmjet kandidatëve. Këto janë përgatitjet që po organizon PS përmes një sondazhi popullor për zgjedhjen e kandidatit për Bashkinë më të madhe në vend.
Në të tre kandidaturat e përzgjedhura është e dukshme se kryeministri Rama ku përzgjedhur kandidatë me reputacion në Tiranë. Pandeli Majko, ish-kryeministër, i pari i PS në zgjedhjet e 23 qershorit, ndër të paktët deputetë që ka hapur zyrën e tij në Njësinë Bashkiake Nr.5. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, për të cilin Rama ka vlerësime maksimale për performancën e tij në këtë detyrë. Ndërsa Mimi Kodheli, ministria e Mbrojtjes ka një përvojë të mirë në drejtimin e pushtetit vendor.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *