Bashkia e Tiranës: Interes për linjat e tramit

Bashkia e Tiranës bën me dije se, projekti strategjik për ndërtimin e linjave të tramit në Tiranë ka ngjadhur interest të madh tek kompanitë prestigjoze ndërkombëtare. Korporata shtetërore Kineze për Ndërtim dhe Projektim (China State Construktion Engineering Corporation), kompania e tretë më e madhe në botë për ndërtime ka shprehur interes për ndërtimin e linjës

Bashkia e Tiranës bën me dije se, projekti strategjik për ndërtimin e linjave të tramit në Tiranë ka ngjadhur interest të madh tek kompanitë prestigjoze ndërkombëtare.

Korporata shtetërore Kineze për Ndërtim dhe Projektim (China State Construktion Engineering Corporation), kompania e tretë më e madhe në botë për ndërtime ka shprehur interes për ndërtimin e linjës së tramit multimodal i pasagjerëve, përms bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”.

“Zyrtarisht, kjo kompani i ka paraqitur Bashkisë së Tiranës interesin e saj, për financimin dhe ndërtimin e kësaj linje, nëpërmjet partneritetit publik privat.” thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Interes është shfaqur edhe për ndërtimin e e linjës tjetër të tramit, atë që lidh Kombinatin me Kinostudion.

“Përfundimi i studimit të fizibilitetit të kësaj linje, nga kompania “Egis – International”, financuar nga qeveria franceze, me një grant prej 750 mijë euro ka faktuar se ndërtimi i kësaj linje është i leverdisshëm, gjë që ka nxitur kompanitë të shprehin interesin e tyre për ndërtimin e saj.”bën të ditur Bashkia e Tiranës

Sipas studimit të Bashkisë ndërtimim i tyre do të ketë një impakt të menjëhershëm në moderizimin dhe uljen e kostos së lëvizshmërisë për qytetarët dhe në përmisimin e cilësisë së ajrit dhe të ambientit.

“Këto investime pritet të  sjellin një transformim tërësor të mentalitetit të lëvizjes në Tiranë, duke orientuar më shumë qytetarë drejt transportit publik dhe duke ulur ndjeshëm nevojën për përdorim të automjeteve private brenda qytetit. Nisja së shpejti e ndërtimit të bulevardit të ri, si dhe projektet strategjike të terminalit multimodal të pasagjerëve dhe  të linjave të tramvajit do të ndikojnë fuqishëm në zhvillimin ekonomik, nxitjen e punësimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës.” thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

/Rovena Dupi/

  

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar