Basha: Vlerat demokratike do të na rikthejnë pushtetin

Basha: Vlerat demokratike do të na rikthejnë pushtetin

Kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha, ka prezatuar para anëtarëve të njësisë bashkiake 8, 9 dhe 10, në kryeqytet platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike. Ai theksoi se zgjedhja e liderit të partisë do të zgjidhet me votë të lirë nga vetë antarët. “Çdo anëtar i Partisë Demokratike, që këtej e tutje

Kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha, ka prezatuar para anëtarëve të njësisë bashkiake 8, 9 dhe 10, në kryeqytet platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike.

Ai theksoi se zgjedhja e liderit të partisë do të zgjidhet me votë të lirë nga vetë antarët.

“Çdo anëtar i Partisë Demokratike, që këtej e tutje duhet dhe do të ketë vendin, për të thënë fjalën e tij, nga veprimet taktike në terren deri tek përzgjedhja e kandidaturave drejtuese, deri tek përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Për mua, është hapi i parë drejt fillimit të ri. Ju garantoj se me përkushtimin tim dhe përkushtimin tuaj, do ta nxjerrim përsëri në opozitë kryesocialistin dhe do i rikthejmë pushtetin PD” – u shpreh z. Basha.

Ai gjithashtu premtoi se demokratët nën drejtimin e tij do të rikthehen  me një mazhorancë morale, pasi mazhoranca e re dëshmoi se është  kundër interesit të qytetarëve dhe është vetëm mazhorancë pazaresh.

“Përballemi sot me një mazhorancë që është standardi më i ulët i së kaluarës 22 vjeçare. Ata janë Shqipëria e dredhive dhe e pazareve. Ata janë Shqipëria e mashtrimit dhe e tjetërsimit, një mazhorancë me sy të babëzitur drejt pasurive publike të shqiptarëve. PD duhet të jetë gati t’i përgjigjet, si mazhoranca morale e shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen”- tha ai.

“Nuk ka dhe nuk mund të ketë një fillim të ri, pa bërë të mundur që gjithçka që anëtarët e PD japin dhe kanë dhënë ndër vite, të evidentohet dhe të kthehet në një kapital të çmuar politik për forcën tonë politike dhe jo të harrohet në krye të çdo fitoreje”- tha Basha.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar