Basha: Vijon transformimi i Tiranës

Basha: Vijon transformimi i Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka inaguruar sot rikonstruktimin e rrugës “Xhemal Tafaj” në njësinë bashkiake numër 8 në kryeqytet. Basha u premtoi banorëve  se Bashkia do të vijojë punën për transformimin e Tiranës. “Rikthimi tek blloku “Xhemal Tafaj” më jep kënaqësinë e vizitimit të një pune të kryer mirë, me cilësi dhe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka inaguruar sot rikonstruktimin e rrugës “Xhemal Tafaj” në njësinë bashkiake numër 8 në kryeqytet. Basha u premtoi banorëve  se Bashkia do të vijojë punën për transformimin e Tiranës.

“Rikthimi tek blloku “Xhemal Tafaj” më jep kënaqësinë e vizitimit të një pune të kryer mirë, me cilësi dhe në një kohë të shkurtër, kënaqësi që sot e ndaj me të gjithë banorët e këtij blloku dhe që dua t’i siguroj, sikundër edhe banorët e blloqeve fqinj e në të gjithë Tiranën, se transformimi dhe puna për ndryshimin pozitiv në Tiranë vazhdon me ritme të shpejta dhe do të vijojë. Unë mbetem i përkushtuar, për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve të Tiranës, në çdo cep të qytetit të Tiranës, në çdo kohë dhe siç vizitojmë sot këtë bllok të përfunduar, do të kemi rastin gjatë javëve në vijim, të shohim të tjera punë të mira të përfunduara në qytet dhe të tjera punë të mira që po fillojnë anembanë qytetit.” tha Basha.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar