Basha uron për ditën e parë të shkollës, nga gjimnazi “Sami Frashëri”

Basha uron për ditën e parë të shkollës, nga gjimnazi “Sami Frashëri”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në ditën e parë të vitit shkollor 2013-2014 ka vizituar gjimnazin “Sami Frashëri”, shkollë ku ka mbaruar edhe vetë të mesmen. Pas një vizite të shkurtër nëpër klasa, Basha ka shprehur urimet e tij për nxënësit dhe prindërit e tyre. “Jemi këtu në një nga gjimnazet më të njohura dhe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në ditën e parë të vitit shkollor 2013-2014 ka vizituar gjimnazin “Sami Frashëri”, shkollë ku ka mbaruar edhe vetë të mesmen. Pas një vizite të shkurtër nëpër klasa, Basha ka shprehur urimet e tij për nxënësit dhe prindërit e tyre.

“Jemi këtu në një nga gjimnazet më të njohura dhe më të mirë jo vetëm në Tiranë po në të gjithë Shqipërinë. I uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm arsimor”, ka thënë Basha.

Në deklaratën e tij ai ka shtuar se Bashkia e Tiranës ka marrë masat edhe këtë vit për një hap tjetër cilësor për arsimin e fëmijëve. “Do të arrijmë standardet europiane në shkolla. Ndërtimin e ndërtesave të reja shkollore dhe pajisjen me të gjithë bazën materiale. Janë në ndërtim 9 palestra të reja dhe 25 laboratorë për të gjithë shkollat në kryeqytet. Edhe njëherë iu uroj të gjithë nxënëvse dhe prindërve të tyre një vit të mbarë arsimor”, ka thënë në fund të fjalimit kryebashkiaku Lulzim Basha.

/Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar