Ettore Sequi: Sa më shpejt certifikimi i zgjedhjeve, statusi i mundshëm në dhjetor Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e parë zyrtar si kryetar i PD-së duke pritur në selinë blu e ambasadorin e BE-sw nw Shqıpwrı Ettore Sequi. Në mbyllje të takimit Basha u shpreh se ka diskutuar me ambasadorin rreth situatës paszgjedhore, përkatësisht mbı
Ettore Sequi: Sa më shpejt certifikimi i zgjedhjeve, statusi i mundshëm në dhjetor
Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e parë zyrtar si kryetar i PD-së duke pritur në selinë blu e ambasadorin e BE-sw nw Shqıpwrı Ettore Sequi.
Në mbyllje të takimit Basha u shpreh se ka diskutuar me ambasadorin rreth situatës paszgjedhore, përkatësisht mbı ratet e rinumërimit e kutive të Lezhës e te Shkodrës, duke u shprehur se PD është e angazuar për transparencën e plotë ndaj elementwve krımınale qw dwmtojnw votwn e qytetarıt.
“Procesi kishte dy palë e në këtë kuadër ngrita problemet e evidentuara pas procesin në Lezhë, Shkodër e të tjera zona, ku transparenca e ardhur pas indicieve për parregullsi tregoi se në to ka ngritur përdorimi i elementëve kriminale për të dëmtuar votën, i rrezikshëm e i papranueshëm për perspektivën evropiane të vendit, diskretiton besimin e qytetarit te vota e lirë, duhet të kemi transparencë të plotë të asaj që ka ndodhur dhe cdo përpjekje për ta ndalur mes presioneve edhe fizike ndaj përfaqësuesve është e dënueshme dhe është tregues se përdorimi i elementëve kriminale ishte e organizuar dhe palët duhet të marrin përgjegjësi para qytetarëve dhe ligjit. Jo të shtyhet për në kalendat greke e as të fshihet” tha Basha.
Basha theksoi se Partia Demokratike do të jepë kontributin e saj për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Gjithashtu Basha deklaroi se i ka shprehur ambasadorit shqetësimin e PD-së për paralajmërimin e mazhorancës së re për spastrimin e administratës duke shtuar se do të ngrihet një komision për mbrojtjen e saj.
“I shpreha ambasadorit shqetësimin për paralajmërimin e mazhorancës së re për spastrimin e administratës publike përmes punësimit të militantëve. I shpreha atij mbledhjen e komisionit për mbrojtjen e administratës për pushimin nga puna. I shpreha shqetësimin për frymën e presionit ndaj insitucioneve dhe shtetit, për kulturën që vihet re në komunikimin e mazhorancës së re në raport me çdo institucion publik duke filluar nga institucioni i presidentit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ku duket që ka një revanzh që duhet të ndalohet menjëherë” shtoi Basha.
Nga ana tjetër ambasadori i BE-së, Ettore Sequi theksoi se është me shumë rëndësi një transferim i kompetencave duke shtuar se statusi i vendit kandidat mund të arrihet deri në dhjetor.
Theksova rëndësinë e përfundimit normal të procesit zgjedhore dhe po ashtu folëm për një kalim normal të kompetencave, kjo është e rëndësishme. Edhe në kuadër të mundësisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Si e kam thënë edhe më parë, statusi është i arritshëm brenda dhjetorit, ky është mesazh edhe nga Brukseli, dje presidenca lituaneze tha të njëjtën gjë” tha Sequi.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *