Basha: T’i themi jo buxhetit të 2014-s

0

Opozita është e gatshme të mbrojë zërin qytetar që kundërshton buxhetin e vitit 2014-të.  Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ku ishin të pranishëm dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, kryetari Lulzim Basha theksoi se do të përkrahë ҫdo protest kundër projektbuxhetit që godet suksesin e qytetarëve.

“Projektbuxheti i vitit 2014-të i godet të gjithë. Rritja e taksës së karburantëve e mallrave të konsumit zeron e ҫon në minus dhe atë përfitim të vogël, asnjë i fituar, një qind për qind të humbur. Ky është projektbuxheti i parë që ka në shenjestër suksesin, godet suksesin dhe atyre që kanë mundur të sigurojnë një makinë, ata që kanë një shtëpi të dytë dhe ato që kanë arritur të ngrenë një biznes”. është shprehur kreu i PD-së.

Basha në fjalën e tij ka kërkuar që të gjithë t’i themi jo projektbuxhetit të vitit 2014; “Së bashku duhet t’i themi jo projektit të krizës me të cilin ҫdo shqiptarë do të paguajë më shumë,  që jo vetëm nuk krijon vende të reja pune, por do të shkatërrojë mijëra vende pune. Duhet ta ndalim para se të jetë tepër vonë”, theksoi ai.

Sipas Bashës qeveria e re ka zgjedhur një rrugë të shkurtër pa menduar atë që thotë populli se rruga shkurt të nxjerr gjatë. “ Projektbuxheti i qeverisë Rama është, kush paguan më shumë do të paguajë edhe më shumë, ndërsa miqtë dhe shokët nuk do të paguajnë fare”, tha Basha.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here