Basha, “Qytetar i Lirë i Londrës”

Basha, “Qytetar i Lirë i Londrës”

Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, nderohet në Londër me çmimin “Freedom of the City of London”, i cili iu dha z. Basha nga Alderman Roger Gifford, i cili është Lordi i 685-të në detyrë. z. Basha është i vetmi kryetar bashkie me origjinë shqiptare dhe i ri në moshë që merr këtë titull

Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, nderohet në Londër me çmimin “Freedom of the City of London”, i cili iu dha z. Basha nga Alderman Roger Gifford, i cili është Lordi i 685-të në detyrë.

z. Basha është i vetmi kryetar bashkie me origjinë shqiptare dhe i ri në moshë që merr këtë titull në Londër. Atij iu dha pllaka e njohur  si “Liria e Londrës” ku  janë gdhendur “Rregullat e qytetit” të shkruajtura gjatë shekullit  XVIII. Me këtë çmim janë nderuar dhe shumë personalitete të tjera politike.

“Së pari është një nder i madh, jo për mua si kryetar i bashkisë, por për qytetin dhe Bashkinë e Tiranës dhe e konsideroj si një përgjegjësi të madhe pasi vetë marrja e këtij titulli dëshmon për një shkallë të re të njohjes dhe vlerësimit për kryeqytetin tonë, për Tiranën, por edhe për Shqipërinë e shqiptarët”, – u shpreh z. Basha.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar