Basha: Prishje dhe gjoba ndaj ndërtimeve pa leje, nuk do të ketë legalizime

0

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në një tryezë të përbashkët me drejtuesit e 11 njësive bashkiake të kryeqytetit u shpreh se nuk do të tolerohet ndaj ndërtimeve pa leje.

Çdo objekt i kësaj natyre do të prishet dhe do të ketë gjoba për të shmangur raste të tilla, që për fat të keq nuk janë të pakta.

Gjithashtu Basha theksoi se nuk do të ketë asnjë proces legalizimi për këto ndërtime.

“Është detyra juaj e parë të veproni në mënyrë energjike për të identifikuar çdo proces shkelje ligji që fillon apo vazhdon me ndërtimet pa leje. Që nga marrja e masave administrative siç janë gjobat e deri tek prishja e këtyre objekteve. Nuk do të ketë asnjë lloj procesi legalizimi për këto ndërtime dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Basha.

Në fjalën e tij Basha tha se pranë çdo njësie do të ngrihet një grup pune që do të bëjë të mundur kontrollin e territorit.

/Rovena Dupi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here