Basha: Premtimi i mbajtur për Bulevardin e ri të Tiranës

Basha: Premtimi i mbajtur për Bulevardin e ri të Tiranës

Sot nisin punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha tha se kjo është një “ditë historike”. “Sot jam i lumtur se do të hapim një korrodor të ri për Tiranën, për punësimin dhe gjelbërim. Dy vjet më parë e premtuan këtë projekt dhe po e mbajmë pramtimin”, tha

Sot nisin punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha tha se kjo është një “ditë historike”.

“Sot jam i lumtur se do të hapim një korrodor të ri për Tiranën, për punësimin dhe gjelbërim. Dy vjet më parë e premtuan këtë projekt dhe po e mbajmë pramtimin”, tha Basha.

Zbatimi i projektit “Bulevardi  verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës” ka një rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së kryeqytetit për rritjen e mirëqënis dhe zhvillimit ekonomik.

Qeveria dy ditë më parë miratoi vendimin për shpronësimin e pronarëve qe preken nga ky projekt me  një shumë prej 236 mijë kelë për metër katror.

Dje pronarët kanë bërë protestë për vlerësimin e shpronësimit pasi janë të pakënaqur nga vlera e premtur kështu që ato do të vazhdojnë të protestojnë nëse nuk i jepet zgjidhje këtij problemi.

/Adisa Sida/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar