Basha: Plani urbanistik standarde të reja

Basha: Plani urbanistik standarde  të reja

Me një investim prej 9.4 milionë lekësh Bashkia rikonstruktoi rrugën “Islam Alla” duke filluar kryesisht me kanalizimet e ujërave të bardha. Në këtë rrugë u vendosën shtylla për ndriçimin e saj, u vendosën sinjakistika horizontale dhe vertikale si dhe u shtruan dy rrugica lidhëse me këtë rrugë. Kjo rrugë lidh rrugën e “Kavajës” me “Myslim

Me një investim prej 9.4 milionë lekësh Bashkia rikonstruktoi rrugën “Islam Alla” duke filluar kryesisht me kanalizimet e ujërave të bardha.

Në këtë rrugë u vendosën shtylla për ndriçimin e saj, u vendosën sinjakistika horizontale dhe vertikale si dhe u shtruan dy rrugica lidhëse me këtë rrugë. Kjo rrugë lidh rrugën e “Kavajës” me “Myslim Shyrin” duke u shërbyer mbi 3 milionë banorëve.

“Kam takuar shumë banorë të kësaj rruge, të cilët ishin të gëzuar për investimin e bërë. Unë ju garantoj që është vetëm fillimi, pasi në këtë lagje ne do të aplikojmë nëpërmjet planit urbanistik, standardin më të lartë të mundshëm, duke i dhënë mundësinë banorëve të zhvillojnë pronën e tyre”, u shpreh Basha.

Kryebashkiaku Basha bëri të ditur se përveç investimit në rrugë, plani urbanistik do të sjellë një standard të ri për këtë zonë, duke e shndërruar në një nga zonat më atraktive për të banuar.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar