Basha përmbyll fushatën,tërhiqet Olldashi

Basha përmbyll fushatën,tërhiqet Olldashi

Anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë sot për zgjedhjen e liderit të ri. Kandidatët Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë zhvilluar fushatë intensive për dy javë, ku kanë prezantuar platformat e tyre. Në një prononcim në rrjetin social “Facebook” Olldashi  ka lajmëruar se nuk do të zhvillojë fushatë përmbyllëse pasi sipas tij, dy fushata paralelisht

Anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë sot për zgjedhjen e liderit të ri. Kandidatët Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë zhvilluar fushatë intensive për dy javë, ku kanë prezantuar platformat e tyre.

Në një prononcim në rrjetin social “Facebook” Olldashi  ka lajmëruar se nuk do të zhvillojë fushatë përmbyllëse pasi sipas tij, dy fushata paralelisht do të duken si ndarje ndërmjet demokratëve.

“Miqtë e mi, sot kisha lënë një takim në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, por e anulova, sepse mu duk jo e bukur për PD-në që paralelisht të zhvilloheshin dy takime në të njëjtën kohë. Do dukej si një ndarje demokratesh dhe ne nuk kemi nevojë për asgjë të tillë. Ju ftoj nesër të merrni pjesë në votim dhe të votoni projektin tim për rikthimin e shpejtë të PD-së në shumicë. Ju falënderoj të gjithëve”, shkruan Olldashi.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, ka organizuar takimin përmbyllës, ku ka shprehur mirënjohje për të gjithë demokratët. Ai kujtoi se rezultati i 23 qershorit s’ishte ai që pritej dhe dëshirohej, por se me organizimin e ri, PD-ja do të rikthehet shumë shpejt në mazhorancë. Në të gjithë vendin janë ngritur rreth 57 qendra votimi, që do të hapen në orën 8 të mëngjesit, e do të mbyllen në 19.00.

Numërimi i votave është parashikuar të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar