Basha-Olldashi, vijon gara për kreun e PD-së

Basha-Olldashi, vijon gara për kreun e PD-së

Kandidati për kryetar i PD-së, Lulzim Basha ishte në Bilisht, Ersekë dhe Tepelenë, ku vuri në dukje se mazhoranca e re ende pa krijuar qeverinë ka nisur të tërhiqet nga premtimet, duke provuar se projekti i saj ishte thjesht mashtrim, kjo karakterizon forcat jodemokratike. “Premtimet e tyre çdo ditë po faktohen që janë mashtrime nga

Kandidati për kryetar i PD-së, Lulzim Basha ishte në Bilisht, Ersekë dhe Tepelenë, ku vuri në dukje se mazhoranca e re ende pa krijuar qeverinë ka nisur të tërhiqet nga premtimet, duke provuar se projekti i saj ishte thjesht mashtrim, kjo karakterizon forcat jodemokratike.

“Premtimet e tyre çdo ditë po faktohen që janë mashtrime nga të cilat po fillojnë të tërhiqen akoma pa u zhdukur boja nga gishti i votuesve të mashtruar të 23 qershorit. Premtuan heqjen e taksave për 95% të shqiptarëve dhe kritikuan taksën tonë të sheshtë, por pardje thanë se taksa e Sali Berishës qenka taksa më e mirë për ekonominë. Premtuan shëndetësi falas, por tani na thonë që: “jo, s’kemi marrëveshje koalicioni, do jetë falas apo jo”. Premtuan 300 mijë vende pune, por kanë filluar me konkurse në faqen zyrtare të internetit të Partisë Socialiste, çka paralajmëron pushime masive të administratës dhe zëvendësimin e tyre me militantë, mendësi kryekëput e partisë -shtet”, deklaroi Basha.

Ndërkaq, Sokol Olldashi, kandidati tjetër për kreun e PD-së, diksutoi me demokratët e Elbasanit  rëndësinë që duhet të marrë militanti në veprimet dhe vendimet e Partisë Demokratike. Ai beson se me një veprimtari të fortë opozitare, kjo parti do ta ketë të lehtë të rrëzojë atë që e quan “piramidën e gënjeshtrave të Edi Ramës”, që sipas tij ka nisur të zhbëhet që tani.

“Shikoni çfarë po ndodh me administratën. Kanë deklaruar për vite me radhë që ky vend ka 1 milionë të papunë dhe sot deklaruan që ka vetëm 5 mijë e 300 aplikime në Partinë Socialiste. Ku janë 1 milionë të papunët?! E gjithë piramida e gënjeshtrave elektorale të Edi Ramës do të fillojë të çmontohet një e nga një. Ne duhet të vazhdojmë dialogun më intensiv të mundshëm me qytetarët shqiptarë për të rrëzuar çdo skemë, çdo premtim, çdo politikë të shpallur gjoja prej tyre”, tha ndër të tjera Olldashi.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar