Basha-Olldashi, vijon fushata për kreun e PD-së

Basha-Olldashi, vijon fushata për kreun e PD-së

Sokol Olldashi, kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, ka vijuar fushatën e tij në qytetin e Fierit dhe të Ballshit. Ai ka sqaruar programin e tij për drejtimin e PD, ku strukturat dhe mirëfunksionimi i tyre do të jenë çelësi për një PD të fortë, që shumë shpejt, sipas tij, me këtë formulë do të

Sokol Olldashi, kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, ka vijuar fushatën e tij në qytetin e Fierit dhe të Ballshit. Ai ka sqaruar programin e tij për drejtimin e PD, ku strukturat dhe mirëfunksionimi i tyre do të jenë çelësi për një PD të fortë, që shumë shpejt, sipas tij, me këtë formulë do të vijë në pushtet.

Ndërsa kandidati tjetër për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi fushatën nga Elbasani. Gjatë një takimi me anëtarë të Partisë, në teatrin “Skampa”, Basha shpalosi pikëpamjet e tij për rrugën, që duhet të ndjekë PD në të ardhmen.

“Ne jemi opozita shqiptare. Le ta pranojmë një orë e më parë dhe të marrim përgjegjësitë që na takojnë. Angazhimi im është, që të nisim sa më parë përgatitjet për një opozitë eficente, të strukturuar, të vendosur dhe të pakompromistë për interesin publik. Dhe kjo, duhet dhe do të bëhet në të gjitha nivelet”, deklaroi Basha.

Një pjesë të mirë të fjalimit të tij, Basha ia kushtoi akuzave ndaj mazhorancës, të cilen ai e cilësoi një mazhorancë të votave të deformuara. Zoti Basha ka vijuar fushatën edhe në qytetin e Gjirokastrës.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar