Basha: Nëse Rama na ka harruar, do ia kujtojmë!

Basha: Nëse Rama na ka harruar, do ia kujtojmë!

Kandidati për Kryetar në Partinë Demokratike, Lulzim Basha, duke ju kërkuar besimin dhe votën demokratëve për ta nxjerrë sërish në opozitë, prezantoi platformën e tij në Shkodër, Koplik, Fushë-Arrëz, Pukë, Vau i Dejës dhe Bushat. Në fjalën e tij përpara demokratëve Basha tha: “Rama na njeh mirë, nëse na ka harruar, do ia kujtojmë! Kush

Kandidati për Kryetar në Partinë Demokratike, Lulzim Basha, duke ju kërkuar besimin dhe votën demokratëve për ta nxjerrë sërish në opozitë, prezantoi platformën e tij në Shkodër, Koplik, Fushë-Arrëz, Pukë, Vau i Dejës dhe Bushat.

Në fjalën e tij përpara demokratëve Basha tha:

“Rama na njeh mirë, nëse na ka harruar, do ia kujtojmë! Kush të ka mundur një herë di dhe do të mundë përsëri. Sot, ndodhem ndodhem para jush, në këtë moment të veçantë, i përulur para kontributit tuaj historik, për t’ju drejtuar në përballjen tjetër me kryesocialistin, Përballje që do ta fitojmë, për ta nxjerrë edhe një herë në opozitë dhe për të rikthyer në pushtet Partinë Demokratike të Shqipërisë.”

Duke vlerësuar kontributin e çdo anëtari të partisë demokratike ndër vite, Basha u Shpreh:

“ Nuk do të ngurrojmë që sistemin “një anëtar, një votë”, ta përdorim për çdo mendim të anëtarëve të PD, për çdo vendim që do të merret këtej e tutje. Partia Demokratike do të njohë dhe kthejë në vlerësim kontributin historik të çdo anëtari të Partisë Demokratike”.

Basha duke sjellë në vëmendje se premtimet e mazhorancës aktuale të kryesuar nga Partia Socialiste, janë vetëm mashtrime, u kërkoi demokratëve kontributin e tyre për të marrë në dorë fatin e vendit.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar