Basha në rikonstruktimin e kopshtit 35

Basha në rikonstruktimin e kopshtit 35

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përuruar nisjen e rikonstruksionit të kopshtit numër 35, në rrugën “4 Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet. Në një prononcim për mediat, Basha ka deklaruar se rikonstruksioni i këtij kopshti i paraprin investimeve në 6 kopshte të tjera, për përmirësimin e kushteve me elementare për ti pajisur ato

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përuruar nisjen e rikonstruksionit të kopshtit numër 35, në rrugën “4 Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet.

Në një prononcim për mediat, Basha ka deklaruar se rikonstruksioni i këtij kopshti i paraprin investimeve në 6 kopshte të tjera, për përmirësimin e kushteve me elementare për ti pajisur ato me standardet evropiane.

Ky rikonstruksion është pjesë e një plani të gjerë të bashkisë së Tiranës për ristrukturimin e infrastrukturës së kopshteve dhe shkollave/

“Sot nisi rikonstruksioni i kopshtit numër 35 në Tiranë. Ndërtesa e tij ishte e vjetëruar dhe rikonstruksioni ka të bëjë me shtimin e kapaciteteve të brendshme, shtimin e dhomave dhe kuzhinave. Ky investim iu paraprin 6 investimeve të ardhshme, katër shkollave dhe dy kopshteve. Në këtë drejtim kemi një program të posaçëm që po zbatohet”, ka deklaruar ai.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar