Kryetarti i Parisë Demokratike, Lulëzim Basha prezanton kandidatët për Bashkinë e Skraparit, Hajredin Bashkiasi, në Poliçan Florian Qama dhe në Patos Luan Mustafaj. Në falën e tij Basha theksoi abuzimet që po bën mazhoranca me taksat e shqiptarëve. Sipas Bashës qytetarët janë aq të varfër sa u duhet të marrin borxh për të mbyllur muajin,
Kryetarti i Parisë Demokratike, Lulëzim Basha prezanton kandidatët për Bashkinë e Skraparit, Hajredin Bashkiasi, në Poliçan Florian Qama dhe në Patos Luan Mustafaj. Në falën e tij Basha theksoi abuzimet që po bën mazhoranca me taksat e shqiptarëve. Sipas Bashës qytetarët janë aq të varfër sa u duhet të marrin borxh për të mbyllur muajin, ndërkohë që qeveria harxhon miliona euro për palma e fasada pa një ndikim në ekonominë e vendit.
Kreu i PD-së i bën thirrje qytetarëve se më 21 qershor me votën e tyre kanë mundësi të ndalin politikën e varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të qeveritarëve, të promovimit të kriminelëve në poste të larta të administratës e deri në Parlament dhe burgosjes së qytetarëve të pamundur.
“Rrugëdalja nuk mund të jetë as largimi nga Patosi, as ulja e kokës, as shitja e dinjitetit për një thes miell, apo 10 mijë lekëshi, apo 20 mijë lekëshi, që jua kanë vjedhur shumëfish dhe vijnë jua sjellin me pikatore natën e votimit. Zgjidhja është vota. Të djathtë e të majtë janë bashkuar, për t’i ndalë këtij kursi të marrëzisë, këtij kursi të çmendur, këtij kursi inkriminimi, këtij kursi të varfërimit të popullit dhe pasurimit të qeveritarëve. Kjo është zgjidhje që kemi më 21 qershor.” tha Bashan ë fjalën e tij
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *