Basha: Mazhoranca po mashtron, PD është gati të rikthehet

Basha: Mazhoranca po mashtron, PD është gati të rikthehet

Kandidatit për kryetar i PD-së, Lulzim Basha, ka qenë sot në një takim në Leskovik, Përmet dhe Paskuqan. Basha ka akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë mazhorancën e re se pa ardhur në pushtet ka filluar të tregojë mashtrimet. Ai theksoi se Partia Demokratike është e gati të rikthehet si mazhorancë e shpresës dhe aspiratave të

Kandidatit për kryetar i PD-së, Lulzim Basha, ka qenë sot në një takim në Leskovik, Përmet dhe Paskuqan.

Basha ka akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë mazhorancën e re se pa ardhur në pushtet ka filluar të tregojë mashtrimet.

Ai theksoi se Partia Demokratike është e gati të rikthehet si mazhorancë e shpresës dhe aspiratave të shqiptarëve.

“Që sot kanë filluar të zmbrapsen si akrepi dhe të justifikohen në mënyrën më të paturpshme, se objektivat me të cilat morën pushtetin, mashtrimet e rilindjes së mashtrimit i paskan bërë për 8 vjet por shqiptarët i votuan për 4 vite. Sot, na lind detyra të bëhemi gati, në mënyrë që duke i shkurtuar ditët kësaj mazhorance të mashtrimit, ne të jemi gati një orë e më parë, për t’u rikthyer si mazhoranca e shpresës dhe si forca e vetme ku mund të mbështeten shqiptarët e ndershëm për ëndrrat e aspiratat e tyre”, tha Basha.

Basha premtoi se në 4 vitet si lider i opozitës ai do të jetë më afër me çdo militant i PD-së.

“Një gjë mund t’ua them sot, jo si konkluzion por si mendimin tim personal, si zërin tim individual, si anëtar i PD, se një ndër arsyet e humbjes ka qenë mungesa e vëmendjes dhe mungesa e mirënjohjes ndaj anëtarëve dhe militantëve të PD, ndaj dhe pika e parë e asaj që duhet të bëjmë si parti politike është të korrigjojmë këtë gabim dhe ta nisim duke bërë të mundur, që në bazë të kontributit të çdo anëtari nga dita e parë e themelimit të partisë e deri më sot të vlerësohen edhe meritat, sot në opozitë dhe nesër në pushtet. Personalisht angazhohem, nëse më besohet kjo detyrë e lartë, që të mbaj një kontakt të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetës, me çdo anëtar e militant të PD” – deklaroi Basha.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar