Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i kthen përgjigjie letrës së Kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se opozita është distancuar nga cdo lloj teatri politik. “ Ju na ofroni vitrinën e konsensusit, por jo vetë konsensusin. Opozita gjithnjë është e distancuar nga çdo lloj teatri politik kundër interest dhe të drejtës së qytetarëve për një reformë
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i kthen përgjigjie letrës së Kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se opozita është distancuar nga cdo lloj teatri politik.
“ Ju na ofroni vitrinën e konsensusit, por jo vetë konsensusin. Opozita gjithnjë është e distancuar nga çdo lloj teatri politik kundër interest dhe të drejtës së qytetarëve për një reformë konsensuale deri në miratimin përfundimtar” – ka shkruar Lulzim Basha.
Zoti Basha i ka vënë në dukje Kryeministrit sjelljen e tij kundrejt opozitës, duke e cilësuar atë si të padenjë dhe arrogante.
Në këtë letër Kreu i PD ka theksuar se ka lënë një derë të hapur për takim me kryeministrin ose për takime të çdo niveli tjetër. Ai ka thënë se veçanërisht është gati për t’u takuar për 5 prioritetet për marrjen e statuait dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, si interes suprem kombëtar.
Edhe për Reformën Administrative- territorial , Basha tha se është gati për t’iu bashkuar edhe për reformën administrative territoriale.
/Irida Vata/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *