Basha: Çdo zonë dhe komunitet me shkolla të reja

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha nënshkroi një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për hapjen e shkollave të reja, në çdo zonë dhe komunitet të Tiranës.

Në fjalën e tij z. Basha premtoi se do të rritet numri i aktiviteteve sportive nëpër shkolla.

Gjithashtu, ai iu përgjigj akuzave të z. Rama, për përfshirje të detyruar të nxënësve dhe mësuesve në cdo fushatë qe ai ndërmerr. “Nuk ka rrugë tjetër për t’i dhënë fëmijëve të kryeqytetit një bazë të shëndoshë për të konkurruar në Bashkimin Evropian, përveç mbështetjes që ju jepet shkollave dhe ç’është më e rëndësishmja mësuesve dhe drejtuesve të këtyre shkollave. Rruga që jepet ajo e kërcënimit të drejtorëve nuk është gjë tjetër veçse poshtërim, unë do thoja që fajin për fushatën e Ramës nuk e kanë drejtorët, por e kanë çiklistët. Ju do të thoni pse çiklistët? Unë do them pse drejtorët?”, – përfundon kreu i bashkisë së Tiranës.

/Armela Ago/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here