Basha: Buxheti gjymton rëndë autonominë fiskale

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon qeverinë se nuk është konsultuar me përfaqësuesit e pushtetit vendor për projektbuxhetin e vitit 2014 dhe paketën fiskale që e shoqëron.

Gjatë një takimi me krerët e bashkive ku qeveris e djathta, z. Basha theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm gjymton autonominë fiskale që është dhe kushti i autonomisë vendore.

“Qeveria nuk ka bërë asnjë konsultim, asnjë lloj komunikimi me shoqatat dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor për këtë projektbuxhet dhe paketën fiskale që e shoqëron. Edhe pse këtë e kërkon në mënyrë eksplicite standardi evropian i bashkëpunimit midis pushtetit qendror dhe pushtetit vendor edhe pse në paketën fiskale dhe projektbuxhetin janë planifikuar ndërhyrje dhe ndryshime thelbësore, dramatike në dëm të pushtetit vendor. Më saktë një gjymtim i këtij pushteti që i dëmtohet autonomia fiskale që është themeli dhe kushti i autonomisë vendore”, theksoi Basha.

Kreu i opozitës, njëkohësisht edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha akuzoi qeverinë edhe për ndërmarrjen e vendimeve drastike kundër pushtetit vendor.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here