Basha, 100% ngrohje për shkollat e kopshtet në Tiranë

Basha, 100% ngrohje për shkollat e kopshtet në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha bëri të ditur dje se Bashkia e Tiranës do të mundësojë që deri në fund të vitit 2014 të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e Tiranës të kenë sistem ngrohjeje. Këtë deklaratë Basha e bëri gjatë një aktiviteti të zhvilluar me rastin e 1 qershorit. “Ju e dini që Bashkia

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha bëri të ditur dje se Bashkia e Tiranës do të mundësojë që deri në fund të vitit 2014 të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e Tiranës të kenë sistem ngrohjeje.

Këtë deklaratë Basha e bëri gjatë një aktiviteti të zhvilluar me rastin e 1 qershorit.

“Ju e dini që Bashkia investon fort, ashtu siç edhe ia kërkon detyra, për rindërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollat e qytetit, të bëjë të mundur që deri në fund të dimrit të vitit 2014, të gjitha këto institucione të kenë 100% ngrohje por po kështu të ketë më shumë ambiente për ju, më shumë ambiente sportive, më shumë kënde lojrash. Jo vetëm aty ku ju kryeni aktivitetin tuaj në çerdhe apo shkolla por edhe në qendrat tuaja të banimit, afër pallateve tuaja”, u shpreh Basha.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar