Barroso: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Barroso: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, takoi sot presidentin e Komisionit Europian Manuel Barroso, ku çështje diskutimi u bë vazhdimësia e reformave që do ta çojnë Shqipërinë në BE dhe dialogu që duhet të ekzistojë midis opozitës dhe maxhorancës. “Në përgjithësi Shqipëria mund të marrë statusin në muajin dhjetor. E ardhmja e Shqipërisë është në BE.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, takoi sot presidentin e Komisionit Europian Manuel Barroso, ku çështje diskutimi u bë vazhdimësia e reformave që do ta çojnë Shqipërinë në BE dhe dialogu që duhet të ekzistojë midis opozitës dhe maxhorancës.

“Në përgjithësi Shqipëria mund të marrë statusin në muajin dhjetor. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur statusin e vendit kandidat. Me kryeministrin Rama diskutuam të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, – u shpreh presidenti i KE-së.

Duke vazhduar më tej ai bëri edhe një vlersim të zgjedhjeve të 23 qershorit, të cilat i quajti pozitive dhe këshilloi kryeministrin Rama që të vazhdojë reformat për zhvillimin e vendit dhe të krijojë mundësitë për dialog me opozitën. “Zjedhjet shkuan vërtet mirë, shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme. Eshtë shumë e nevojshme përkushtimi i shqiptarëve gjithashtu dhe dialogu është shumë i rëndësishëm për suksesin e Shqipërisë, gjithashtu është e nevojshme një bashkëpunim i përbashkët, përkushtimi në disa çështje kryesore: Bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës. Por ka dhe një çështje që kërkon një vëmendje të veçantë, nuk ka kohë për të humbur reformat duhet të vazhdojnë, dhe rezultatet e tyre të ndihen tek qytetarët shqiptarë”, u shpreh Barroso.

Në fjalën e tij z. Rama duke iu referuar 12 kritereve që duhet të plotësojë Shqipëria për të qënë pjesë e BE-së, tha se këto objektiva janë të arritshme. “Procesi i integrimit nuk po fillon tani, por ka një kohë të gjatë që ka filluar, ne duhet të bëjmë punën tonë dhe objektivat tona janë të arritshme, dhe kemi besim se do arrijmë objektivat tona. Ne besojmë se duhet të punojmë fort për të arritur qëllimin tonë. Do të negociojmë dhe jemi të bindur se vendi jonë do të arrijë një nivel të ri. Ne do të bëjmë më të mirën me mbështetjen e KE-së, por dhe suportin e opozitës dhe Shqipërisë dhe shpresojmë të dëgjojmë lajmet të mira”, – u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar