Bari, ndalohen dy shqiptarë me 3kg kokainë

  Dy shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane pasi u kapën me 3  kilogramë kokainë në Bari. Droga ishte e fshehur në një makinën me të cilën udhëtonin shqiptarët, e vendosur në një pjesë metalike të makinës poshtë pranë frenave të dorës. Makina ishte vërejtur nga policia që në orët e para të mëngjesit të

 

Dy shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane pasi u kapën me 3  kilogramë kokainë në Bari. Droga ishte e fshehur në një makinën me të cilën udhëtonin shqiptarët, e vendosur në një pjesë metalike të makinës poshtë pranë frenave të dorës.

Makina ishte vërejtur nga policia që në orët e para të mëngjesit të ditës së martë. Burime nga media italiane bëjnë me dije se shqiptarëit kishin lënë një takim me persona të tjerë.

Pas kontrollit policia ka ndaluar dy shqiptarët përkatësisht të moshës 20 dhe 28 vjeç, të cilët ishin me dokumenta të rregullt dhe me leje qëndrimi, ndërkohë që makina që ngisnin ishin në emër të një personi tjetër shqiptar në Veneto.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar