Barca, Real dhe Sevilja fitore të detyrueshme

Sot do të luhen ndeshjet e javës së 29-të të La Ligas, ku tre ekipet kryesuese do të  kërkojnë  fitoren. Fitorja e këtyre ndeshjeve është  një detyrim për të 3 ekipet për të ndjekur hapin e njëra-tjetrës  në  klasifikim. Me fitoren e arritur mbrëmjen e kaluar Atletiko Madridi është  ngjitur përkohesisht në  vendin e tretë

Sot do të luhen ndeshjet e javës së 29-të La Ligas, ku tre ekipet kryesuese do të  kërkojnë  fitoren.

Fitorja e këtyre ndeshjeve është  një detyrim për të 3 ekipet për të ndjekur hapin e njëra-tjetrës  në  klasifikim. Me fitoren e arritur mbrëmjen e kaluar Atletiko Madridi është  ngjitur përkohesisht në  vendin e tretë duke lën pas Seviljan me -1 pikë

Sevilja do të  luaje sot në  mesditë  kunder Sporting Gijon i cili gjendet në  zonën e nxehtë  të  renditjes, pasi gjendet në  vendin e parafundit. Sevilja nuk duhet të  gaboje në  këtë  ndeshje e cila duket e lehtë  në  letër por që  do të  jetë  fusha e gjelbërt e cila do të  vendosë.

Ekipi nga kryeqyteti, Reali i Madridit do të  presë  në  “Bernabeu” ekipin e Alaves. Në këtë ndeshje nuk diskutohet fitorja e kësaj ndeshje pasi cdo rezultat tjetër do ishte negative për ta, pasi qendron vetëm +2  nga Barcelona e vendit te dytë.

Në  12 takimet e fundit midis tyre, Reali ka fituar 10, ka barazuar një dhe ka humbur një ndeshje tjetër. Ndërkaq ekipi i Alaves ndodhet në  një  pozite mjaft të  mirë  duke u renditur në  vendin e 10.

Ne oren 20:45 Barcelona do të  presë  në  “Kamp Nou” Deportivo La Coruna. Katalanasit do ta luajnë  këtë  ndeshje pa yllin e tyre Lionel Messi, i cili do të  mungojë  për shkak kartonash. Luis Enrique ka lënë pushim edhe qendër mbrojtësin Pique pasi pati një  muaj të  ngarkuar me ekipin dhe me kombëtaren spanjolle.

Në 5 ndeshjet e fundit Deportivo i ka sjellë  shumë  probleme Barcelonës, ku ka arritur të  fitojë  një ndeshje, ka barazuar 2 dhe ka humbur 2. Barcelonës nuk i lejohet të  gabojë  në  shtëpi pasi do ti jepte fund gares së  tyre për titullin kampion.

Gentian Duka

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar