Sot do të luhen ndeshjet e javës së 29-të të La Ligas, ku tre ekipet kryesuese do të kërkojnë fitoren. Fitorja e këtyre ndeshjeve është një detyrim për të 3 ekipet për të ndjekur hapin e njëra-tjetrës në klasifikim. Me fitoren e arritur mbrëmjen e kaluar Atletiko Madridi është ngjitur përkohesisht në vendin e tretë
Sot do të luhen ndeshjet e javës së 29-të të La Ligas, ku tre ekipet kryesuese do të kërkojnë fitoren.
Fitorja e këtyre ndeshjeve është një detyrim për të 3 ekipet për të ndjekur hapin e njëra-tjetrës në klasifikim. Me fitoren e arritur mbrëmjen e kaluar Atletiko Madridi është ngjitur përkohesisht në vendin e tretë duke lën pas Seviljan me -1 pikë
Sevilja do të luaje sot në mesditë kunder Sporting Gijon i cili gjendet në zonën e nxehtë të renditjes, pasi gjendet në vendin e parafundit. Sevilja nuk duhet të gaboje në këtë ndeshje e cila duket e lehtë në letër por që do të jetë fusha e gjelbërt e cila do të vendosë.
Ekipi nga kryeqyteti, Reali i Madridit do të presë në “Bernabeu” ekipin e Alaves. Në këtë ndeshje nuk diskutohet fitorja e kësaj ndeshje pasi cdo rezultat tjetër do ishte negative për ta, pasi qendron vetëm +2 nga Barcelona e vendit te dytë.
Në 12 takimet e fundit midis tyre, Reali ka fituar 10, ka barazuar një dhe ka humbur një ndeshje tjetër. Ndërkaq ekipi i Alaves ndodhet në një pozite mjaft të mirë duke u renditur në vendin e 10.
Ne oren 20:45 Barcelona do të presë në “Kamp Nou” Deportivo La Coruna. Katalanasit do ta luajnë këtë ndeshje pa yllin e tyre Lionel Messi, i cili do të mungojë për shkak kartonash. Luis Enrique ka lënë pushim edhe qendër mbrojtësin Pique pasi pati një muaj të ngarkuar me ekipin dhe me kombëtaren spanjolle.
Në 5 ndeshjet e fundit Deportivo i ka sjellë shumë probleme Barcelonës, ku ka arritur të fitojë një ndeshje, ka barazuar 2 dhe ka humbur 2. Barcelonës nuk i lejohet të gabojë në shtëpi pasi do ti jepte fund gares së tyre për titullin kampion.
Gentian Duka
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *