Barça 2 milion euro nëse Nejmar merr “Topin e Artë”

Barça 2 milion euro nëse Nejmar merr “Topin e Artë”

Barcelona do t’i paguajë Santosit dy milionë euro shtesë nëse Nejmar përfundon në top treshen më të mirë në pesë vitet e ardhshme. Katalanasit siguruan shërbimet e sulmuesit brazilian për një marrëveshje të vlefshme 57 milionë euro, por Santos ka marrë vetëm 9.35 milionë të shumës. Pjesa tjetër ka shkuar te palët e tjera të

Barcelona do t’i paguajë Santosit dy milionë euro shtesë nëse Nejmar përfundon në top treshen më të mirë në pesë vitet e ardhshme.

Katalanasit siguruan shërbimet e sulmuesit brazilian për një marrëveshje të vlefshme 57 milionë euro, por Santos ka marrë vetëm 9.35 milionë të shumës. Pjesa tjetër ka shkuar te palët e tjera të cilët kishin aksione në kartonin e Nejmar.

Megjithatë, Santos mund të fitojë një shumë shtesë prej 2 milionë euro, nëse 21-vjeçari arrin sukses në nivelin më të lartë dhe arrin të ngjitet në podiumin e “Topit të Artë” deri në vitin 2017.

Nejmar u pozicionua i 13-ti në përzgjedhjen për FIFA Topin e Artë të edicionit të kaluar derisa ishte i 10-ti dy edicione më parë.

Bashkëlojtari i tij te Barcelona, Lionel Mesi, ka fituar katër edicionet e fundit të çmimit.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar