Barazon Milan, fati vendoset në San Siro

Barazon Milan, fati vendoset në San Siro

Skuadra italiane e Milanit, ka barazuar ndaj skuadrës holandeze të PSV Eindhovenit, me rezultat 1-1, në ndeshjen e parë të play off-it për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Vendasit luajtën më mirë në 45’-shin e parë të lojës, ndonëse mysafirët italianë ishin ata që shënuan. Pas një harkimi të Abates në minutën

Skuadra italiane e Milanit, ka barazuar ndaj skuadrës holandeze të PSV Eindhovenit, me rezultat 1-1, në ndeshjen e parë të play off-it për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Vendasit luajtën më mirë në 45’-shin e parë të lojës, ndonëse mysafirët italianë ishin ata që shënuan. Pas një harkimi të Abates në minutën e 15-të, ishte Stephan El Shaarawy i zbuluar nga mbrojtja që shënoi me kokë, duke kaluar kështu Milanin në avantazh.

Po në pjesën e parë, që të dyja skuadrat goditën shtyllat anësore, për Milanin, Baloteli ndërsa për vendasit e PSV-së Adam Maher.

Fillimi pjesës së dytë ka qenë më i mirë për Milanin pasi pati dy mundësi të krijuara nga Baloteli për El Shaarawy-in, i cili nuk i shfytëzoi siç duhej. Pas kësaj fati ishte me PSV-në, e cila shënoi golin e barazimit me anë të Tim Matavz në minutën e 60-të.

Tashmë nga ky rezultat shancet janë më të mëdha për Milanin pasi do ketë rastin t’i presë holandezët në shtëpi.

Nga ndeshjet tjera të ‘play-offit’, klubi që eliminoi Skënderbeun, Shakhter Karagandy, e ka befasuar Celticun duke e mposhtur me rezultat 2-0, duke u bërë kështu edhe favorit për kualifikuar për në fazën në grupe.

Ndërkohë Real Sociedadi është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në fazën grupore, pasi regjistroi fitore prej 2-0 si mysafir i Lyonit.

Ai që nuk shqetësohet është Zenit Petersburgu që fitoi me rezultat të pastër 4-1, në shtëpinë e Pacos de Ferreira.

Ekipi çek Viktoria Plzen ka shënuar fitore prej 3-1 në shtëpi, përballë sllovenëve të Mariborit.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar