Banorët e Lalzit: “Luftë e madhe” për të marrë pronat që na takojnë

Tokat në Gjirin e Lalëzit po shfrytëzohen për ndërtime kompeksesh dhe resortesh prej disa vitesh. Kjo hapësirë e mrekullueshme e bregdetit shqiptar ka shkaktuar konflikte që kanë përfunduar me viktima. I pari që humbi jetën në një atentat ishte gjyqtari Skerdilaj Konomi, i cili po punonte per t’i njohur familjes së tij pronësinë e disa

Tokat në Gjirin e Lalëzit po shfrytëzohen për ndërtime kompeksesh dhe resortesh prej disa vitesh.

Kjo hapësirë e mrekullueshme e bregdetit shqiptar ka shkaktuar konflikte që kanë përfunduar me viktima.

I pari që humbi jetën në një atentat ishte gjyqtari Skerdilaj Konomi, i cili po punonte per t’i njohur familjes së tij pronësinë e disa hektarëve tokë në këtë zonë.

Konflikti për tokat në Gjirin e Lalëzit kanë nisur para 9 vitesh kur banorët e fshatit Hamallaj u përleshën me policinë.

Diten e sotme ata kanë treguar për problemet që hasin me legalizimet e pronave të tyre.

“Shtëpitë janë të palegalizuara të gjitha. Janë bërë tre herë regjistrime për legalizim. Nuk marrim dot hipotekë.

Gjirin e Lalëzit këtu e kanë grabitur kokë e këmbë. Se këtu është nami…Këtu është luftë e madhe, shprehen banorët”.

M.D

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar