”Bankers Petrolium” fitoi 216 mln $ pa paguar asnjë taksë

”Bankers Petrolium” vitin e kaluar nuk ka paguar asnjë lek në formën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar. Këto të dhëna i bëri të ditura raporti që “Vizion Plus” ka botuar. Në këtë raport tregohen të ardhurat e kompanisë për vitin e kaluar. Raporti tregon se janë fituar 216 milionë dollarë, por

”Bankers Petrolium” vitin e kaluar nuk ka paguar asnjë lek në formën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar. Këto të dhëna i bëri të ditura raporti që “Vizion Plus” ka botuar.

Në këtë raport tregohen të ardhurat e kompanisë për vitin e kaluar. Raporti tregon se janë fituar 216 milionë dollarë, por këto para deklarohen si të mbuluara me shpenzime.

Kontrata që ka me qeverinë shqiptare, firma e cila ka të drejta eksluzive në fushën e kërkimit dhe prodhimit të naftës në Shqipëri, nuk mund ta paguajë këtë tatim, nëse shpenzimet tejkalojnë të ardhurat që ajo nxjerr.

Në fillim të vitit 2014-të qeveria shqiptare në vënd që të shtrëngonte vjeljen e taksave ndaj këtyre firmave, miratoi një ligj i cili favorizonte ”Bankers” që të mos paguante TVSH-në për naftën që importon për të kryer operacionet e kërkimit dhe zhvillimit.

/Rovena Mydini/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar