Bankat, regjistrohen 35 vjedhje gjatë 2010-2012

Bankat, regjistrohen 35 vjedhje gjatë 2010-2012

Shoqata Shqiptare e Bankave, konkretish Komiteti i Sigurisë, të ndikuar nga rritja e kriminalitetit në grabitjen e bankave, morën përsipër hartimin e një analize, dokument me përbajtjen e të gjitha rasteve të regjistruara nga viti 2000 deri në 2012. Gjatë këtyre viteve  konstatohen 35 grabitje ndaj bankave, ku 7 mbetën në tentativë, kurse pjesa tjetër

Shoqata Shqiptare e Bankave, konkretish Komiteti i Sigurisë, të ndikuar nga rritja e kriminalitetit në grabitjen e bankave, morën përsipër hartimin e një analize, dokument me përbajtjen e të gjitha rasteve të regjistruara nga viti 2000 deri në 2012. Gjatë këtyre viteve  konstatohen 35 grabitje ndaj bankave, ku 7 mbetën në tentativë, kurse pjesa tjetër u realizuan me “sukses nga keqbërësit.

Ngjarjet e grabitjeve kanë sjell në vëmendje të sektorit rritjen e masave të sigurisë. Sipas ekspertëve përballë kësaj situate, ku grabitësit kanë sofistikuar format e vjedhjes, bankat tregtare duhet të rrisin nivelin e sigurisë private, ashtu si vendet e BE-së. Tirana dhe Durrësi janë vendet me numrin më të madh të vjedhjeve. Grabitësit përdorin armë dhe janë të organizuar gjatë akteve të vjedhjes kanë deklaruar ekspertët.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Fredi Agastra, kërkoi më shumë bashkëpunim mes bankave dhe policisë për të parandaluar krimin e vjedhjes. “Viti 2011 ka pasur dhjetë raste që një individ i vetëm arriti të bënte disa vjedhje bankash në Tiranë dhe në Fier. Nga numri i përgjithshëm i këtyre vjedhjeve të bankave të dokumentuara e të zbuluara ligjërisht dhe autorët janë vënë para përgjegjësisë janë 19 dhe me një fuqi zbuluese prej 57.6%”, tha Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Fredi Agastra.

Ai gjithashtu kërkoi më shumë bashkëpunim mes bankave dhe policisë për të parandaluar krimin e vjedhjes duke deklaruar se viti 2010 ishte viti me numrin më të madh të vjedhjeve, 13 vjedhje dhe 2012 me tre raste vjedhje

Ky ishte forumi i dytë i zhvilluar në Tiranë nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Komiteti i saj për Sigurinë Bankare. Pjesëmarrës në aktivitet ishin përfaqësues të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri dhe Kosovë, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Shoqërive të Ruajtjes së Sigurisë Fizike (SHRSF) dhe përfaqësues të kompanive.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar