Banka Islamike siguron financimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë

Banka Islamike siguron financimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë

Banka Islamike i ka akorduar Kosovës  60 milionë dollarë për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë. Kështu ka deklaruar dje gjatë takimit me drejtuesit e strukturave të PDK-së kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi . Sipas tij, qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bankën Islamike për një investim prej 60 milionë dollarësh, që do të përdoren për

Banka Islamike i ka akorduar Kosovës  60 milionë dollarë për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë. Kështu ka deklaruar dje gjatë takimit me drejtuesit e strukturave të PDK-së kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi .

Sipas tij, qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bankën Islamike për një investim prej 60 milionë dollarësh, që do të përdoren për ndërtimin e rrugës së re që do të lidhë dy qytetet kosovare.

Autostrada “Ibrahim Rugova”, që sipas projektit të parë duhet të shtrihej nga Vërmica në Merdar, shmangte Mitrovicën, si njërin nga qytetet e rëndësishme të vendit.

/Elta Liksenaj/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar