Banka e Shqipërisë, më 23 korrik ankandi i tretë i bonove të thesarit në euro

Banka e Shqipërisë  njofton se më 23 korrik do të zhvillojë një akand bonosh thesari në euro (eurobono) me shumën e shpallur 11 milionë euro. Nga ky akand do të përfitojnë bankat tregtare, që janë blerësit kryesorë të bonove dhe individët që së fundmi kanë shfaqur interes në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë.

Banka e Shqipërisë  njofton se më 23 korrik do të zhvillojë një akand bonosh thesari në euro (eurobono) me shumën e shpallur 11 milionë euro.

Nga ky akand do të përfitojnë bankat tregtare, që janë blerësit kryesorë të bonove dhe individët që së fundmi kanë shfaqur interes në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky është akandi i tretë që realizohet në euro që nga viti 2010. Në ankandin e fundit të zhvilluar me 24 dhjetor 2012 u shitën 20 milionë euro dhe yield-i (interesi) mesatar i ponderuar rezultoi 5% në rënie nga 5,26 që ishtë në akandin e gushtit të 2012 dhe 6.05% që ishte në akandin e parë të majit 2010. Edhe në këtë ankand yield-i pritet të jetë më i ulët.

Gjithashtu sipas burimeve të financave, eurobonot nuk do të merren për paga dhe pensione, por për të mbështetur projektet e qeverisë që paguhen me valutë.

Individët mund të marrin pjesë në ankandet e bonove të thesait nëpërmjet subjekteve të licensuara nga Ministria e Financave, që janë disa banka të nivelit të dytë.

Individi duhet që përpara organizimit të ankandit të çelë një llogari pranë subjektit të licensuar nëpërmjet të cilit kërkon të marrë pjesë në ankand, të bllokojë fondet që do të investojë në llogarinë e çelur si dhe të plotësojë kërkesën për pjesëmarrje në ankand.

Sipas Ministrisë së Financave shuma minimale e nevojshme për të marrë pjesë në ankandin e bonove të thesarit në euro është kundërvlefta në euro e 300.000 lekëve. Investimi në bono thesari garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar