Bangladesh, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit

Bangladesh, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit

Ekipet e shpëtimit në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm nga shembja e ndërtesës tregtare, ku deri më tani raportohen 175 të vdekur. Mendohet se të paktën 800 persona të tjerë kanë ngecur nën rrënojat e kompleksit “Eight-storey”, ku ishin të përqëndruara dyqanet e firmave perëndimorë. Me më shumë

Ekipet e shpëtimit në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm nga shembja e ndërtesës tregtare, ku deri më tani raportohen 175 të vdekur.

Mendohet se të paktën 800 persona të tjerë kanë ngecur nën rrënojat e kompleksit “Eight-storey”, ku ishin të përqëndruara dyqanet e firmave perëndimorë. Me më shumë se 3 000 punëtorë ishin brenda kur u shëmb ndërtesa, ndërkohë që numri i viktimave pritet të rritet.

Autoritetet shtetërore kanë ngritur padi kundër pronarëve të ndërtesës, sipas të cilave kjo godinë ishte jashtë kushteve. Ka raporte se ditë më parë ishin gjetur të çara në ndërtesë dhe se zyrtarët kishin urdhëruar mbylljen e saj.

Edhe të afërmit e viktimave po kërkojnë me dëshpërim për gjetjen e trupave dhe njëkohësisht kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve. Policia e Bangladeshit deklaroi se pronarët e ndërtesës e injoruan paralajmërimin e tyre që të mos lejonin ushtrimin e biznesit në atë ndërtesë.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar