Banda e Mirënjohur e Rock-ut Crossbones Vjen Me Album Të Ri. Me 1 Qershor Koncerti i Promovimit Në Tiranë

TIRANË – Crossbones, banda shqiptare e rock-ut pritet të nxjerrë albumin e tij më të ri. Albumi do të prezantohet nga grupi rock gjatë koncertit që do të zhvillojë në Akademinë e Arteve me 1 Qershor. Albumi i ri i titulluar “The Awakening”, nga banda e mirënjohur shqiptare e muzikës rock/metal që prej vitit 1996,

TIRANË – Crossbones, banda shqiptare e rock-ut pritet të nxjerrë albumin e tij më të ri. Albumi do të prezantohet nga grupi rock gjatë koncertit që do të zhvillojë në Akademinë e Arteve me 1 Qershor.

Albumi i ri i titulluar “The Awakening”, nga banda e mirënjohur shqiptare e muzikës rock/metal që prej vitit 1996, është tërësisht një produksion perëndimor i shtëpisë diskografike AlphaOmega Records (Como, Italy), e cila përveç kontratës diskografike, vepron edhe si agjent menaxhimi i bandës. Albumi është rreth 40 minuta dhe përmban 8 këngë.

Crossbones është banda e vetme e muzikës rock/metal nga Shqipëria që përfaqësohet nga agjenci perëndimore të industrisë së muzikës. Është e vetmja bandë që përfaqëson Shqipërinë në festivale dhe turne ndërkombëtare. Crossbones kanë dhënë koncerte dhe turne në Ukrainë, Estoni, Letoni, Bosnjë, Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Kosovë. Është banda e vetme e mes viteve ‘90 që nuk reshti kurrë aktivitetin e saj, duke krijuar muzikë origjinale dhe duke performuar në mënyrë konstante.

Gjithashtu, për Crossbones është shkruar gjerësisht në shtypin e huaj, të shkruar si dhe atë elektronik. Në revista të mirënjohura të muzikës rock si RockHard (Gjermani), Ultraje (Portugali), Stencil Mag (UK), Bunker (Rusi) si dhe në më shumë se 100 portale, site dhe webzines të shpërndara në 4 kontinente, Europë, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Australi.

The Awakening – së shpejti (Alpha Omega Records) Italy – worldwide release

WWIII – 2017 (Nadir Music Genoa) Italy – Worldwide release + platformat më të mëdha të muzikës online Apple, Deezer, Spotify, Amazon

Alive – 2015

Toxic Waste – 2015

Days of Rage – 1997

Përbërja e bandës:

Olsi Ballta – vocals (themelues)

Theo Napoloni – drums

Ben Turku – guitarsArlind Zerdja – bass

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar