Ban ki Mun: Brenda pak orësh nis hetimi i “sulmit me armë kimike”

0

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun, pohon se sot do të fillojnë hetimet e përfaqësuesve të OKB-së në një zonë periferike të Damaskut, ku raportohet se forcat e qeverisë siriane kanë përdorur armë kimike.

“Misioni pritet të fillojë punë me faktin mbledhës më 26 gusht, brenda disa orësh. Çdo orë vlen, pasi ne nuk mund të humbasim kohë më shumë”, ka thënë Ban ki Mun në Seul.

Ai më tej shton se këtë hetim ia kanë detyrim familjeve të viktimave. “Të gjithë në Siri e kanë një pjesë të obligimit për të gjetur të vërtetën. E gjithë bota duhet të jetë e shqetësuar për çfarëdo kërcënimi apo përdorimi të armëve kimike dhe kjo është arsyeja pse e gjithë bota po shikon nga Siria”, ka thënë sekretari Ban ki Mun.

/Jola Llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here