Ban Ki Moon mbërrin në Bagdat

0

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka mbërritur në Bagdat, ku do të bisedojë me zyrtarët e lartë Irakian, mbi luftën në Siri.

Sipas qeverisë irakiane Ban Ki Moon “ Do të diskutojë një numër ҫështjesh rajonale, sidomos krizën në Sirinë fqinje”.

Gjatë vizitës së tij sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të takojë Kryeministrin irakian Nuri al-Maliki dhe ministrin e Jashtëm, Hoshyar Zebari. Kjo është një vizitë në prag të konferencës për paqe në Siri, e cila do të mbahet këtë muaj në Gjenevë.

/Erlda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here