Ban Ki Moon: 100 000 të vdekur nga lufta në Siri

Ban Ki Moon: 100 000 të vdekur nga lufta në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka deklaruar sje  se numri total i të vdekurve nga lufta civile në Siri ka arritur në 100 mijë vetë. Pjesa më e madhe e këtyre  viktimave janë civilë. Duke përsëritur thirrjen  për paqe, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha  se luftimet duhet të ndalen si

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka deklaruar sje  se numri total i të vdekurve nga lufta civile në Siri ka arritur në 100 mijë vetë. Pjesa më e madhe e këtyre  viktimave janë civilë.

Duke përsëritur thirrjen  për paqe, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha  se luftimet duhet të ndalen si parakusht për zhvillimin në Gjenevë të një konference të posacme për bisedime.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili u takua në Nju Jork me anëtarë të opozitës siriane, tha se nuk ka zgjidhje ushtarake për Sirinë dhe se kërkohet rol udhëheqës për të sjellë të gjitha palët në tryezën e bisedimeve të paqes.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë përpjekur të organizojnë një konferencë ndërkombëtare për paqen në Siri, ku të diskutohet ideja e një qeverie tranzicioni. Por palët në konflikt nuk duket se kanë shumë pika të përbashkëta që mundësojnë kompromis.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar