Balotelli pezullohet për tre javë

0

Futbollisti i Milanit, Mario Balotelli, është pezulluar për tre javë, pas protestave që pati ndaj gjyqtarëve të ndeshjes me Napolin, ku u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë. Për “koincidencë” ai humbet kështu edhe këtë sezon ndeshjen kundër Juventusit në Torino.

Si të mos mjaftonin problemet e dëmtimeve në kampin kuqezi që e shikojnë veten në kuotën e 4 pikëve pas disfatës me Napolin, plot 8 pikë larg nga kreu, “SuperMario” merr një ndëshkim për protestat e ekzagjeruara në drejtim të arbitrit Banti.

Pas vërshëllimës së fundit, Balotelli iu drejtua arbitrit, që pas një shkëmbimi fjalësh, i tregoi kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht të kuqin. Gjest pas të cilit Mario u irritua akoma dhe më tepër dhe u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për ta mbajtur, ndërsa tentonte t’i afrohej gjyqtarit.

Baloteli humbi penallti në ndeshjen ndaj Napolit pas 21 gjuajtjesh të sakta. Gjithsesi, ai shënoi një eurogol në fund, pavarësisht se nuk pati vlerë.

/Xhevahir Qardaku/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here