Shefja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ka bërë të ditur 12 prioritetet e Bashkimit Europian. Mes prioriteteve, ajo ka vendosur edhe integrimin europian të Shqipërisë. Në një shkrim të botuar në blogun e saj zyrtar, Mogherini thekson se qasja e popujve të Ballkanit në tregun e punës së vendeve anëtare do të jetë një nga
Shefja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ka bërë të ditur 12 prioritetet e Bashkimit Europian. Mes prioriteteve, ajo ka vendosur edhe integrimin europian të Shqipërisë.
Në një shkrim të botuar në blogun e saj zyrtar, Mogherini thekson se qasja e popujve të Ballkanit në tregun e punës së vendeve anëtare do të jetë një nga 12 prioritetet, ku në secilin muaj do të realizohet njëri.
Në lidhje me Shqipërinë, Mogherini përmend vizitën e saj, duke e shoqëruar edhe me një video të fjalimit të para deputetëve shqiptarë.
“Është e gjatë lista e momenteve të rëndësishme të 2016-s për raportet me Ballkanin. Kërkesa për anëtarësim e Bosnjë-Hercegovinës, hapja e kapitujve të rinj të negociatave të Serbisë, i pari “Këshill i Stabilizim Asociimit me Kosovën, miratimi i reformës në drejtësi në Shqipëri pas 6 muajsh punë e përbashkët, që hap një fazë të re të integrimit të saj në BE. Është privilegj për mua që kam folur përpara parlamentit në Tiranë. Ballkani është në zemër të Europës dhe e ardhmja e tij është në BE. Puna vazhdon për të zbutur plagët e së kaluarës për t’ju përgjgjur kërkesës për punë, në mënyrë të integruar dhe hapja e dritës jeshile sidomos për të rinjtë e këtij rajoni”, shkruan Mogherini.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *