Ballkan, miratohet strategjia për 1 milionë vende pune

0

Në Konferencën Ministrore të Komisionit të Investimit për Evropën Julglindore u miratua hapja e 1 milionë vendeve të reja pune në Ballkan deri në vitin 2020. Strategjia “Evropa Juglindore 2020”, u miratua nga delegacioni i Ministrave të Ekonomisë nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Maqedonia.

Zv. Ministrja e Shqipërisë për Zhvillimin e Ekonomisë dhe Tregtisë, Brunilda Paskali shprehu gadishmërinë për zbatimin e strategjisë së miratuar. “Kam shumë besim tek strategjia “Evropa Juglindore 2020” dhe besoj në vendosmërinë tonë politike për t’i arritur synimet deri në fund”- deklaroi Zv.Ministrja Paskali.

Për përgatitjen e plane që do të ndihmojnë në zbatimin e strategjisë, Komisioni Evropian ka ofruar ndihmë teknike dhe financiare.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here