Baleti shqiptar me “Dasmën” e Prelocaj dy javë turne në Itali

Noémie Perlov, asistent-koreografja e baletit “Preljocaj” ka ardhur në Tiranë për të përgatitur balerinët shqiptarë për turin dyjavor  të baletit “Noces (Dasma)”&“La Stravaganza” në teatrot e Italisë.   Trupa e baletit do të japë shfaqje duke filluar nga data 29 prill në disa qytete të Italisë me këtë vepër të koreografit të mirënjohur Angjelin Preljocaj.

Noémie Perlov, asistent-koreografja e baletit “Preljocaj” ka ardhur në Tiranë për të përgatitur balerinët shqiptarë për turin dyjavor  të baletit “Noces (Dasma)”&“La Stravaganza” në teatrot e Italisë.

 

Kumbaro

Trupa e baletit do të japë shfaqje duke filluar nga data 29 prill në disa qytete të Italisë me këtë vepër të koreografit të mirënjohur Angjelin Preljocaj. Noces & La stravaganza do të prezantohet nga trupa e baletit në disa nga teatrot e rëndësishme në Itali si në “Teatro Giordano” në Foggia,  “Teatro Garibaldi” në Bisceglie, “Teatro Abeliano” në Bari dhe “Teatro Apollo” në Leçe.

Turi i shfaqjeve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Itali realizohet në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe  Presidenti i Rajonit të Puglia-s, z. Michele Emiliano. Marrëveshja është nënshkruar  në fushën e atit, kulturës dhe turizmit kulturor mes Shqipërisë dhe Rajonit të Puglia-s.

Përgatiti : F.Bushi

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar