Bale në shënjestrën e Van Gaal

Louis van Gaal përgatitet për të bërë goditjen më të madhe në historinë e merkatos së shitblerjes së futbollistëve. Tekniku i Manchester United e dëshiron me çdo kusht uellsianin në ekipin e tij dhe këtë e ka vërtetuar duke ofruar ofertën më të çmendur në të gjithë historinë e merkatos. Tekniku holandez ka planifikuar t’i

Louis van Gaal përgatitet për të bërë goditjen më të madhe në historinë e merkatos së shitblerjes së futbollistëve. Tekniku i Manchester United e dëshiron me çdo kusht uellsianin në ekipin e tij dhe këtë e ka vërtetuar duke ofruar ofertën më të çmendur në të gjithë historinë e merkatos.

Tekniku holandez ka planifikuar t’i ofrojë Realit të Madridit 150 milionë euro për Bale. Kjo  ofertë vështirë se mund të refuzohet  edhe nga një njeri i fuqishëm si Florentino Perez.

Afrimet e vitit të shkuar, Di Maria, Ander Herrera, Mata, Fellaini e Falcao duket se nuk e kanë ngopur oreksin e trajnerit të Manchester United, i cili ka premtuar se fushata e blerjeve të shtrenjta do të vazhdojë edhe gjatë muajve të ardhshëm.

Kjo  dëshirë e Van Gaal për të transferuar Bale, ende  duket  një operacion i vështirë edhe pse oferta është tunduese. Kjo për shkak se Bale ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën e tij tek Reali i Madridit.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar