Balak: Çelsi do fitojë me Murinjon

Balak: Çelsi do fitojë me Murinjon

Ish-mesfushori i Çelsit dhe kombëtares gjermane, Mikael Balak është i bindur se Murinjo mund ta çojë shumë para skuadrën londineze. Balak beson se “Happy one” mund të marrë më të mirën nga lojtarët shtatshkurtër si Juan Mata apo Oskar, siç bëri me Dekon tek Porto. “Murinjo është një trajner i zgjuar dhe mund ta shtyjë

Ish-mesfushori i Çelsit dhe kombëtares gjermane, Mikael Balak është i bindur se Murinjo mund ta çojë shumë para skuadrën londineze. Balak beson se “Happy one” mund të marrë më të mirën nga lojtarët shtatshkurtër si Juan Mata apo Oskar, siç bëri me Dekon tek Porto.

“Murinjo është një trajner i zgjuar dhe mund ta shtyjë përpara këtë ekip. çelsi me të në krye do të fitojë shumë tituj”, ka thënë Balak për “goal.com”

36-vjeçari, i cili në karrierën e tij është aktivizuar edhe Bajer Leverkusenin e Bajernine Mynihut, ka shënuar 26 gola në 167 paraqitjet e tij tek Çelsi, si dhe fitoi FA Cup nën drejtimin e Hoze Murinjos në sezonin 2006-2007.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar