Balaj i pandalshëm shënon sërish

Balaj i pandalshëm shënon sërish

Bekim Balaj po shkëlqen në këtë fillim kampionati në Poloni, pasi ka shënuar 3 gola në katër ndeshje dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve. Interesant është fakti se ndeshjen e vetme që Balaj ka luajtur si titullar nuk ka shënuar ndërsa në ndeshjet e tjera është futur si zëvendësues dhe nuk kanë kaluar

Bekim Balaj po shkëlqen në këtë fillim kampionati në Poloni, pasi ka shënuar 3 gola në katër ndeshje dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve.

Interesant është fakti se ndeshjen e vetme që Balaj ka luajtur si titullar nuk ka shënuar ndërsa në ndeshjet e tjera është futur si zëvendësues dhe nuk kanë kaluar më shumë se 10 minuta dhe ai ka realizuar.

Në ndeshjen e debutuese Balaj inkuadrohej në minutën e 70 dhe shënonte golin e vetëm të takimit në të 78.

Në ndeshjen e dytë ku përballë ishte skuadra e shqiptarit tjetër Sebino Plaku i cili luante si titullar por zëvendësohej në pjesën e dytë, Slask, Balaj futej në minutën e 46 dhe do të shënonte vetëm pas 7 minutash duke e çuar rezultatin 0-3, por ishte ky gol që do t’iu jepte tre pikët pasi ndeshja do të përfundonte 2-3.

Në ndeshjen e mbrëmshme Sulmuesi aktivizohet në minutën e 80, dhe në të 93 shënon nga një goditje dënimi duke barazuar shifrat në 1-1.

Shkodrani ka shënuar 3 nga 5 golat e shënuar nga ekipi i tij dhe këtë e ka bërë në diçka më pak se 180 minuta lojë, gola të cilët i kanë dhënë 5 pikë më shumë skuadrës së tij.

Skuadra e ish-it të Tiranës ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë 2 më pak se vendi i parë Legia e

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar