Bajerni nis përgatitjet për finalen e Ligës së Kampionëve

Bajerni nis përgatitjet për finalen e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jup Heikens, deklaron se ekipi i tij do të fillojë përgatitjet e intensive  për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet më 25 maj në “Ëembley”. Trajneri i bavarezëve në një konferencë për shtyp bëri të ditur se në  ditët në vazhdim do të përcaktohet

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jup Heikens, deklaron se ekipi i tij do të fillojë përgatitjet e intensive  për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet më 25 maj në “Ëembley”.

Trajneri i bavarezëve në një konferencë për shtyp bëri të ditur se në  ditët në vazhdim do të përcaktohet edhe moduli final me të cilin skuadra  do të zbresi në fushë përballë Borusias së Dortmundit.

“Shikojmë çdo gjë që do të kemi nevojë për lojën tonë përballë Dortmundit. Asgjë nuk do të na pengojë sepse ne kemi një qëllim shumë të qartë, fitoren dhe vetëm fitoren. Duhet të kemi çdo gjë nën kontroll që të mos pësojme të njëjtin zgjënjim si me Interin në 2010, apo me Çelsin vitin e kaluar”, shprehet trajneri i bavarezëve .

Në fund të konferencës ai ka bërë apel që i gjithë ekipi të fokusohet tek finalja e Ligës së Kampionëve.

/Klajdi Lleshi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar