Bajern, 46 milionë euro për David Luiz

Bajern, 46 milionë euro për David Luiz

Bajerni i pas dy superblerjeve të bëra në këtë merkato, ku ka sjellë në Mynih Tiago Alkantran dhe Mario Gëcen për 62 milionë euro duke blinduar kështu mesfushën. Problemi  vetëm i Bajernit tashmë qëndron tek mbrojtja, për faj të mos akordimit të së cilës pësoi 4 gola nga Dortmundi. Kjo gjendje e mbrojtjes ka qenë

Bajerni i pas dy superblerjeve të bëra në këtë merkato, ku ka sjellë në Mynih Tiago Alkantran dhe Mario Gëcen për 62 milionë euro duke blinduar kështu mesfushën.

Problemi  vetëm i Bajernit tashmë qëndron tek mbrojtja, për faj të mos akordimit të së cilës pësoi 4 gola nga Dortmundi.

Kjo gjendje e mbrojtjes ka qenë e pafalshme për trajnerin Pep Guardiola, dhe drejtuesit e tjerë, gjë që ka I ka bërë ata të jenë në kërkim të një qendërmbrojtësi që i jep siguri skuadrës.

Sipas “The Sun”, Bajerni dhe Pep Guardiola nuk kanë hequr dorë nga qendërmbrojtësi i Çelsit, David Luiz.  Nga burime të brendëshme është zbuluar se David Luiz ka qenë mbrojtësi më i preferuar i Guardiolës edhe në kohën kur ai ka qenë tek Barcelona madje ai e kishte si pikësynim për pasues të kapitenit Pyjol. Drejtuesit e Bajernit kanë bërë edhe një takim me Luiz dhe agjentin e tij.
Sipas “The Sun”,Paraqitja e mbrojtjes kundër Dortmundit nxori në pah disa probleme të defensivës, sidomos në qendër. Pep mendon se këtë hendek mund ta mbulojë duke marrë në Mynih lojtarin e tij të preferuar, David Luiz.

Për kartonin e brazilianit Bajerni është gati të paguajë 46 deri në 52 milionë euro. Përveç kësaj shifre, flitet se do të diskutohet edhe për premio ekstra në lidhje me trofetë dhe aktivizimet e lojtarit. Por, për Bajernin ka një problem: trajneri i Çelsit është Murinjo, i cili nuk do ta shesë te rivalët mbrojtësin më të mirë.

/Bekim Bici/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar